Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviqin, pas marrjes së detyrës, përcjell InLajmi.
Hoxhaj theksoi se zgjedhja e Abazoviqit si kryeministër ësht një lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për gjithë Ballkanin Perëndimore dhe shqiptarët kudo që janë.
Sipas Hoxhajt, shqiptarët në këto kohë të vështira duhet më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët.
Postimi i plotë i tij:
Edhe një kryeministër shqiptar në Ballkan! 👏 Zgjedhja e Dritan Abazoviqit për Kryeministër të Malit të Zi është një lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe për shqiptarët kudo që janë.
Në këto kohë të vështira, shqiptarët në rajon duhet më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët dhe të rajonit.
Urime Dritan! 🇽🇰🇲🇪🇦🇱 /InLajmi/