Xavi Hernandez po e konsideron të rëndësishëm sulmuesin anësor të Barcelonës, Ousumane Dembele dhe e ka gati kontratën për të.
Këmbëshpejti francez ka shkëlqyer me katalunasit këtë sezon, duke dhënë 11 asistime dhe një gol në La liga në 17 ndeshje.
Bisedimet për kontratë të re në mes të Dembeles dhe drejtuesve të Barcelonës kanë filluar javë më parë, transmeton lajmi.net.
Përkundër që ka përmirësime në këtë drejtim, ende s’është arritur marrëveshja finale.