Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën parlamentare në ditën e enjte ka përforcuar mendimin e LDK-së, që thotë se ky subjekt politik nuk është iniciator për formimin e “Komisionit Hetimor”, por vetëm e mbështet atë, raporton InLajmi.
“Komisioni formohet në dy mënyra, kur një grup deputetesh kërkon të formohet dhe e 2-ta mënyrë kur më pak se 1/3 e deputetëve kërkon formimin e tij, kështu që na lejohet të formojmë Komision Hetimor” tha ai.
Deputeti Gashi shtoi se kryesuesi i “Komisionit Hetimor” duhet të mos jetë inciator por LDK-ja nuk është iniciatore, vetëm 2 deputetë të LDK-së e kanë nënshkruar formimin e komisionit./InLajmi/