Presidenti amerikan, Joe Biden ka paraqitur një propozimi në Shtëpinë e Bardhë, krijimin e “një pakete 33 miliardë dollarëshe” për Ukrainën, transmeton InLajmi.
Kjo paketë do të jetë pjesë e planit të tij për ta ndihmuar shtetin Ukrainas i cili është i përfshirë në luftë me Rusinë.
Biden do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën në 5 muajt e ardhshëm, shkruan BBC.
Sipas Presidentit të SHBA-ve, kjo paketë përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare./InLajmi/