Ishte një kërkesë për shoqëri në rrjetin social Facebook ajo që e dërgoi ish-mësuesin nga Prizreni, F.K, ta ftojë 15 vjeçarën imagjinare në një takim, përcjell InLajmi.
Gjatë tërë ditës së mërkurë temë diskutimi ishte ish-mësuesi 72 vjeçar i cili po akuzohej për pedofolizëm.
Pasi rasti bëri buje hetimet nga Policia e Kosovës në këtë drejtim nuk munguan, e që së fundmi është bbërë e ditur që ish-mësuesi është arrestuar nga policia.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se:
“ish-mësuesi me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në mbajtje 48 orë, ndërsa rasti po hetohet nga hetuesit rajonal të Prizrenit”.
Njoftimi plotë nga Policia e Kosovës:
U konfirmoj se i dyshuari F.K, është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I njëjti me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal në Prizren. /InLajmi/