Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar Dritan Abazoviqin, pas marrjes së postit si kryeministër i Malit të Zi, përcjell InLajmi.
Ahmeti e ka cilësuar si lajm të bukur zgjedhjen e Abazoviqit si kryeministër.
Ai e ka përgëzuar Abazoviqin si dhe i ka uruar shumë suksese.
Ahmeti theksoi se bashkë me Abazoviqin do t’i presin shumë punë në agjendën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të rajonit.
Postimi i plotë i tij:
Lajm i bukur na vjen sot nga Mali i Zi, ku Dritan Abazoviç është zgjedhur zyrtarisht kryeministër i vendit mik.
Përgëzime të sinqerta dhe shumë suksese Dritanit, bashkë me të cilin na pret shumë punë në agjendën e përbashkët të zhvillimit dhe integrimit të rajonit. /InLajmi/