Forcat e armatosura të Ukrainës kanë pranuar se kanë humbur disa qytete dhe fshatra në rajonet lindore të saj, ndërsa shteti i Rusisë ka rritur ofensivën e saj tokësore, transmeton InLajmi.
Sipas zëdhënësit të ushtrisë ukrainase, luftimet e ashpra ruse po vazhdojnë në 3 fronte, ku ushtria ruse po përforcohet dhe furnizohet nga bazat e saj brenda shtetit rus, shkruan CNN.
Pavarësisht humbjes së territorit, autoritetet ukrainase thanë se 9 sulme të armikut u zmbrapsën nga forcat ukrainase, vetëm në rajonet e qyteteve të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut, duke i shkatërruar 9 tanke dhe 11 sisteme artilerie ruse./InLajmi/