Dëshmitarët okularë në qytetin jugor të Ukrainës Khersonit, qyteti i parë në Ukrainë që u pushtua nga Moska në ditët e para të pushtimit thonë se trupat ruse janë përpjekur të shpërndajnë një protestë në qendër të qytetit duke përdorur gaz lotsjellës, transmeton InLajmi.
Protestuesit po mbanin një tubim në sheshin qendror të Khersonit kundër planeve të Rusisë për një referendum mbi pavarësinë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se ky do të ishte një sondazh i rremë i krijuar për të lejuar presidentin Putin që të marrë territorin ukrainas, shkruan BBC.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendoi se forcat e saj kishin fituar kontrollin e rajonit Khersonit. /InLajmi/