Përfaqësuesi i familjeve kosovare për persona të pagjetur, Bajram Qerkini ka folur sot në Ditën e të Pagjeturve duke shprehur mërzinë e familjarëve të këtyre personave dhe vuajtjet që po i përjetojnë ndër vite, raporton InLajmi.
“Nuk harrohen personat e pagjetur, dhe familjet të cilët ende vuajnë për të humburit e tyre, ju kisha lutur që sot ata që po më dëgjojnë, le të mendojnë për personat e pagjetur dhe të luten për ta” tha ai.
Qerkini iu drejtua të gjithë qytetarëve që po e dëgjojnë duke iu thënë që të luten një minutë për personat e pagjetur, që familjarët e tyre ti gjejnë dhe të përjetojnë rehati shpirtërore./InLajmi/