Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës Bernard Nikaj, ka folur të mërkurën në konferencë për media rreth keq menaxhimit të energjisë elektrike, sipas tij, nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe për votimin e Komisioni Hetimor, raporton InLajmi.
“PDK përkrah çdo hetim për të gjitha çështjet politike të cilat nuk janë të zbuluara në parim, është e rëndësishme të hetohet menaxhimi i energjisë elektrike, komisioni hetimor duhet të votohet dhe të aprovohet në seancën e së enjte, pa asnjë vonesë” tha ai.
Gjithashtu Nikaj shtoi se PDK-ja nuk do të ndalet deri sa të hetohet keq menaxhimi i energjisë të cilën e kanë paguar qytetarët e Kosovës./InLajmi/