Këngëtarja e njohur kosovare, Beatrix Ramosaj, kohëve të fundit është kthyer në temë diskutimi për mediat rozë, çdo veprim i saj nuk mbetet i pa komentuar dhe i pa shkuar deri në detajin e fundit, shkruan InLajmi.
Ajo që nga hyrja në Big Brother Albania VIP ka qenë personazhi më i përfolur, për faktin që krijoi lidhje më ish-banorin Donald Veshaj.
Sjelljet e saja kundrejt ish-të dashurit penalizuan lojën e Trixës dhe nxorën atë si personazhin më të pa dashur për publikun, vajza u përmend kudo e kjo vëmendje dje atë e zgjoi ndryshe.
Ishte vet Trixa ajo që ndau një video ku foli shumë rreth bullizmit, pasi sipas fjalëve të thëna nga ajo edhe vet këngëtarja ka qenë pre e bullizmit.
Në lidhje më këtë asaj iu dha mbështetje e pakrahasueshme por së fundmi i erdhi një mesazh nga nëna e këngëtares kosovare më famë botërore, Vera Ora, e ëma e Rita Orës.
Sipas Orës bullizmi është dukuri që duhet të ndalohet pasi shëndeti mendor ka rëndësi të madhe, ndërsa ndër rreshta nëna e Ritës i tha Beatrixës së është shumë lumtur që një vajzë si ajo flet hapur për këto tema.
“Stop bullizimin, shëndeti mendor ka rëndësi, krenare me ty që fole hapur princeshë”, ishin fjalët e Ores. /InLajmi/