Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në ditën e mërkurë ka raportuar për Komisionin e Integrimeve Evropiane , duke shtjelluar çështje të ndryshme një ndër to liberalizimi i vizave, raporton InLajmi.
“Krahas anëtarësimit duhet te fuqizojmë kapacitetet në institucionet e drejtësisë, sa i përket liberalizmit të vizave kemi pasur disa rezerva nga shtetet si Holanda dhe Franca, sidomos pas zgjedhjeve në Francë do të vazhdojë dialogu, për ti bindur këto shtete për të drejtat e qytetarëve të Kosovës duke ua siguruar lëvizjen e lirë” tha ajo.
Gjithashtu Haxhiu ka shtuar se nuk mund të flas për liberalizimin e vizave me data sepse nuk varet nga një përfaqësueses politik por nga pika të ndryshme./InLajmi/
.