Finlanda është një vend fqinj me Rusinë dhe ka ndjekur prej kohësh një politikë neutrale ushtarake dhe nuk është anëtare e NATO -së, por tani ajo po rivlerëson pozicionin e saj pas zhvillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, transmeton InLajmi.
Ministria finlandeze Tytti Tuppurainen ka treguar se anëtarësimi në NATO për Finlandën është një debat i vazhdueshëm.
“Finlanda ka qenë një partner i ngushtë me NATO-në për një kohë të gjatë dhe ka pasur opsionin për t’u bashkuar me aleancën nëse dëshiron dhe ne po debatojmë për momentin për këtë çështje”, thotë Tuppurainen, shkruan BBC.
E pyetur nëse bashkimi me NATO-n mund të rrisë tensionet me Rusinë, Tuppurainen thotë se ky është mesazhi që ata si shtet e kanë dëgjuar shpesh nga Moska, por Finlanda duhet të jetë shumë e kujdesshme në mënyrë që të mos kufizojë hapësirën e saj në raport me shtetet e tjera./InLajmi/