Eksperti i energjisë Samuel Ciszuk ka thënë se BE-ja duhet të sigurojë gaz para sezonit të dimrit, në mënyrë që ti përmbushë kërkesat e saj për energji, transmeton InLajmi.
Ciszuk tha se është shtuar presioni mbi të gjitha vendet e BE-së për të filluar rritjen e furnizimeve me gaz, që mos të kenë mungesa në muajt e ftohtë.
“Ka pasur urdhra nga disa qeveri për kompanitë në vendet e tyre për të blerë sa më shumë energji që të jetë e mundur, në mënyrë që të mbushin depot e tyre,” tha ai, shkruan BBC.
Ciszuk shtoi se është një pyetje pa përgjigje se çfarë do të ndodhë me gazin rus të destinuar fillimisht për Poloninë dhe Bullgarinë./InLajmi/