Manchester City dhe Real Madridi prodhuan një natë të jashtëzakonshme të martën mbrëma në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Anglezët triumfuan me rezultat 4-3 ndaj spanjollëve, në një festival golash në Etihad Stadium.
Karim Benzema realizoi 2 gola, një prej të cilave ishte një “panenka” nga pika e bardhë, shkruan Sinjali.
Francezi realizoi golat e 40-të dhe 41-të për Real Madridin këtë sezon – hera e parë që arrin këtë shifër në karrierën e tij me klubin spanjoll.