• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 3 August, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

6 ide se si ta mbani trurin aktiv dhe në formë

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
27 April 2022
në Këshilla
0 0
0
6 ide se si ta mbani trurin aktiv dhe në formë
0
SHPERNDARJE
103
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse keni pasur ndonjëherë ndjenjën se nuk jeni më aq të mprehtë sa dikur, për shembull ndoshta zhgënjeheni kur nuk gjeni dot emrin e një aktori ose politikani që shfaqet në ekranin e televizorit, kjo mund t’ju ​​ketë nxitur të ndaleni dhe reflektoni mbi aftësinë e trurit tuaj, dhe nëse mos nga ai moment ka nisur “tatëpjeta”.

Është e vërtetë se zakonisht truri e përfundon zhvillimin në të 20-at tona, pas së cilës ka një ngadalësim gradual të aftësive njohëse me kalimin e moshës, prandaj është mirë që të filloni të mendoni herët për këto gjëra. Më vonë ekziston edhe rreziku i demencës, i shkaktuar nga sëmundje të tilla si Alzheimeri.

Vendet me popullsi të plakura, po përjetojnë tani rritje të normave të demencës. Por fatmirësisht, normat e ngadalësimit të aftësive njohëse dhe rreziku i demencës, ndikohen qëtë dyja nga ato që ekspertët i quajnë “’faktorë rreziku të modifikueshëm”. Pra ka arsye të jeni optimistë, pasi ka disa gjëra që mund të bëni për të ruajtur mprehtësinë e trurit tuaj, dhe për ta mbrojtur veten nga rreziku i demencës.

Qëndroni mendërisht aktivë, për të ndërtuar “rezerva”të aftësisë tuaj njohëse

Psikologët dhe gerontologët i referohen një koncepti të njohur si “rezervë njohëse”, e cila është në thelb aftësia e trurit për t’iu përshtatur përballë plakjes ose sëmundjes. Për shembull, nëse një person ka rezervë të lartë njohëse, atëherë edhe nëse shfaq disa nga shënuesit biologjikë të Alzheimerit, ka mundësi që të vazhdojnë të performojnë mirë në testet e tyre mendore.

Më e rëndësishmja:ka shumë aktivitete që mund të ndërtojnë rezervën tuaj njohëse, si leximi, luajtja e instrumenteve muzikorë apo këndimi, zgjidhja e lojërave me enigma, mësimi i një gjuhe të 2-të të huaj dhe udhëtimet.

Socializohuni me të tjerët

Ju mund të keni parë në internet lojëra të shumta që e trajnojnë trurin për të qenë i freskët. Por problemi me këto lojëra, është se përfitimet e tyre nuk përgjithësohen. Madje ato madje mund të jenë të dëmshme, nëse luajtja për shumë kohë me to, ju largon nga shoqërimi me miqtë dhe familjen.

Izolimi social,cilësohet si një faktor kryesor rreziku për demencën. Një ekip studiuesish në Universitetin e Groningenit në Holandë, theksuan në studimin e tyre të fundit se “njerëzit me më pak pjesëmarrje sociale, kontakte shoqërore më pak të shpeshta, dhe më shumë ndjenja të vetmisë, kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar demencën”.Prandaj kërkoni shoqërinë e të tjerëve sa herë që keni mundësi.

Qëndroni fizikisht aktivë

Për të funksionuar si duhet, truri juaj varet nga oksigjeni dhe lëndët e tjera ushqyese. Prandaj sa më i mirë që është shëndeti juaj kardiovaskular , aq më i aftë dhe më i shëndetshëm do të jetë edhe truri juaj. Njëkohësisht, një mënyrë jetese sedentare dhe obeziteti janë të lidhura me rënien më të shpejtë të aftësive njohëse dhe rritjen e rrezikut të demencës.

Prandaj përpiquni të ndërtoni një mënyrë jetese aktive në rutinën tuaj. Këtë gjë e garanton vrapimi i rregullt, çiklizmi, noti apo disiplina të ngjashme ushtrimesh. Por nëse nuk mundeni atëherë mund të provoni thjesht të ecni dhe të ngjitni shkallët më shpesh, apo të qëndroni më aktivë përmes kopshtarisë, ose të ushtroni rregullisht ndonjë lloj hobi tjetër që nxit rrahjet e shpejta të zemrës.

Hani shëndetshëm

Për trurin është shumë mirë nëse mund të keni një dietë të shëndetshme. Shmangia e tepërt e yndyrave të ngopura do të ndalojë bllokimin e arterieve, dhe konsumimi i shumë frutave dhe perimeve jeshile, do t’i sigurojnë trupit tuaj antioksidantë të bollshëm që ndihmojnë në pastrimin e trurit nga “radikalet e lira”, një lloj nënprodukti i dëmshëm i proceseve të ndryshme biologjike.

Për t’i arritur këto qëllime, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të ashtuquajturën “Dieta Mesdhetare”, e cila është e pasur me fruta, perime, bishtajore (si thjerrëzat, fasulet dhe bizelet), arrat, drithërat dhe vaji i ullirit, ndërsa ka pak përmbajtje yndyrnash dhe mishi.

Jini vazhdimisht kuriozë

Ekziston një lidhje e fortë midis personalitetit dhe shëndetit të trurit. Njerëzit që janë më të hapur ndaj përvojave të reja, kanë tendencën të jenë mendërisht më të freskët, dhe më pak

të rrezikuar nga demenca. Siç shprehet në një studim të fundit një grup ekspertësh nga Universiteti i Xhorxhias në SHBA “të qenit me i hapur ndaj përvojave të reja lidhet me njëshpejtësi më të mirë psikomotorike, fleksibilitet konjitiv,dhe një kujtesë më të mirë”.

Mendoni pozitivisht

Jo pak studime tregojnë se qëndrimet tuaja ndaj plakjes, mund të kenë pasoja reale për shëndetin tuaj nervor. Nëse prisni që të bëheni gjithnjë e më të ngadaltë dhe të prirur ndaj harresës, kjo mund të bëhet një profeci vetë-përmbushëse, shkruan Living shqip.

Por nëse e kuptoni se shëndeti i trurit tuaj është deri diku në duart tuaja, dhe është e mundur – përmes stilit të jetës dhe rutinave të duhura, që të qëndroni mendërisht të shkathët gjatë jetës, atëherë nga kjo qasje ka të ngjarë të përfitojë truri juaj. Prandaj kërkoni gjithmonë modele pozitive.

Tags: Organizata Botërore e ShëndetitTruriUniversiteti i Groningenit në Holandë
Postimi i mëparshëm

Guvernatori i Luhansk: Megjithëse situata është e vështirë, ne po mbajmë ‘frontin’

Postimi tjetër

E mërkurja e ngrohtë e me plotë diell!

Të ngjajshme Postime

5 përfitime shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Këshilla

5 përfitime shëndetësore nga qëndrimi në plazh

1 August 2025
Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme
Këshilla

Pse dushi me ujë të ftohtë nuk është zgjidhja e duhur gjatë vapës ekstreme

29 July 2025
Bëhuni një prind i qetë dhe efektiv duke ndjekur këto 5 teknika
Këshilla

Bëhuni një prind i qetë dhe efektiv duke ndjekur këto 5 teknika

24 July 2025
SPF nuk mjafton, kremrat që funksionojnë dhe ata që nuk ia vlejnë fare të përdoren
Këshilla

SPF nuk mjafton, kremrat që funksionojnë dhe ata që nuk ia vlejnë fare të përdoren

22 July 2025
Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës
Këshilla

Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

22 July 2025
Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale
Këshilla

Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale

21 July 2025
Postimi tjetër
Sot na pret një mot me diell dhe pak vranësira, shfrytëzoni vikendin!

E mërkurja e ngrohtë e me plotë diell!

Lajmet e fundit

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës! 

Muharrem Kurti pasues i shkollës së njohur letrare të Gjakovës!

2 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 2 gusht ndër vite?

2 August 2025
Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

Si të përgatisni gurabiet e famshme të kuqe

2 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira të pakta lokale – Do të jetë mjaft nxehtë

2 August 2025
9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

2 August 2025
Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

Barcelona i thotë lamtumirë transferimit të ëndrrave

2 August 2025
Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

Duas në skenën e ‘Sunny Hill’ i bashkohet edhe baba i saj Dukagjini, këndojnë këngën ‘Era’ nga Gjurmët

2 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu