Zëvendës kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku ka thënë që gjendja në këtë komunë nuk është aq e keqe.
Kjo pas sulmeve që janë bërë ditëve të fundit ndaj zyrtarëve policorë në veri.
Sadiku deklaroi se këto sulme janë si refleks i ngjarjeve që po ndodhin në nivele më të larta.
“Fatmirësisht situata nuk eshtre aq e keqe. Është një situatë e brishtë, është një situatë e cila na afekton por ngjarjet që po ndodhin me policinë, janë në regjion të Mitrovicës por jo në komunën e Mitrovicës së Veriut. Zupq është në komunën e Zubin Potokut. Është në afërsi të kufirit, mirëpo afekton në Mitrovicë dhe kjo më tepër është refleks i disa ngjarjeve që po ndodhin në nivele pak më të larta”, ka thënë ai.
Ai e konsideroi si lajm të mirë dënimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës nga Lista Serbe, tha ai në T7.
“Po flas territorialisht, në komunën e Mitrovicës është një qetësi kushtimisht e brishtë. Nuk vërehet ndonjë tension më i shtuar dhe shto këtu që sot është një shenjë e mirë që këtë akt e dënuan edhe komuniteti shumicë, pra Lista Serbe që në këto lajme të këqija është një lajm i mirë që definitivisht edhe komuniteti shumicë në pjesën veriore janë duke i atakuar këto akte që janë të shëmtuara dhe që munden të sjellin një destabilizim”, deklaroi ai.