I pari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se është mbajtur takimi më Këshillin Organizativ, përcjell InLajmi.
Ky takim thuhet të jetë mbajtur në lidhje me aktivitet që do të mbahen për nder të Ditës së Dëshmorëve, aktivitet për këtë ditë mbahen me datën 5 dhe 6 maj.
Ramosaj ka thënë së të gjithë dëshmorët të cilët dhanë shumë për liri e mbi të gjitha jetën, meritojnë të nderohen.
Postimi i plotë i tij:
Mbajtëm sot takimin e Këshillit Organizativ lidhur me aktivitetet që do të mbahen për nder të Ditës së Dëshmorëve me datë 5 dhe 6 maj.
Nderojmë të gjithë dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e Atdheut! /InLajmi/