Policia e Kosovës gjatë ditës së marte kanë realizuar një operacion hetimor në Mitrovicë, më saktë në lagjen e Boshnjakëve, përcjell InLajmi.
Gjatë këtij operacioni thuhet se nuk është arrestuar asnjë person, vetëm së 2 personave iu është lënë ftesa për tu paraqitur në polici.
Lajmin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
2 personat të cilët kanë marrë ftesën nga Policia e Kosovës dyshohen për ndihmë në kryerjen e veprës penale. /InLajmi/