Në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë, me alternime mes intervaleve të gjata kohore me diell dhe vranësirave lokale. Pasdite në disa vise priten zhvillime të izoluara të vranësirave konvektive që mund të kushtëzojnë rrebeshe afatshkurtra, të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në veriperëndim, veri-verilindje dhe jugperëndim të vendit dhe atë në viset kodrinore-malore.
Në Shqipëri dhe rajon nesër pritet të mbajë mot i ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira tp pakta lokale.
Mot pothuajse i ngjashëm pritet edhe të mërkurën, ndërsa të enjtën priten ulje të lehta të temperaturave dhe shtim i vranësirave në viset kontinentale, megjithatë nuk priten reshje përpos disa viseve ku priten reshje afatshkurtra. Të enjtën shanse më të mëdha për rrebeshe të izoluara të pasites ka në territorin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të premtën në jug dhe juglindje të Shqipërisë