Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, pas 5 vitesh është liruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës pasi akuzohej për mashtrim me viza, përcjell InLajmi.
Zeka është shprehur pas atyre 5 viteve të kaluara në dhimbje shpirtërore, fizike, materiale por mbi të gjitha morale më në fund drejtësia gjeti vendin e duhur.
Ndërsa tutje Zeka ka falënderuar të gjitha ata që besuan në pafajësinë e tij, duke thënë së vet ai asnjëherë nuk pa përjetuar torture më të madhe se sa këto 5 vite.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Faleminderit Drejtesia e Kosoves
Pas 5 viteve vuajtje shpirterore, fizike, materiale, morale, sot, Gjykata, nga nje trup gjykues qe vendosin mbi prova, e jo fjale rrugesh, me ka shpalur te pafajshem nga te gjitha pikat e akuzave: mashtrim me viza, shperlarje parash, dhe shmangie nga tatimi!
Faleminderit shume te gjithe juve qe besuat ne pafajesine time.
Kurr ne jeten time nuk kam perjetu torture me te madhe se sa kjo e ketyre pese viteve!
Faleminderit shume! /InLajmi/