Oymyakoni në Rusi është vendi më i ftohtë i banuar në Tokë, transmeton InLajmi.
Lugina e Oymyakon në Yakutia ose Poli i Ftohtë ndodhet në Rusinë verilindore.
Këtu temperaturat mund të arrijnë -70℃, që është aq e ftohtë saqë edhe alkooli ngrin.
Me pak komoditete moderne në dispozicion, ky fshat në dukje i pabanueshëm është shtëpia e 500 njerëzve siberianë me profesione tradicionale si gjuetia dhe peshkimi, shkruan Booking.
Turizmi po bëhet gjithashtu i popullarizuar në mesin e atyre që mund të përballojnë kushtet e vështira. /InLajmi/