Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Prishtinë-Pejë, ku vozitësja kishte humbur kontrollin mbi veturën dhe ishte rrokullisur, përcjell InLajmi.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja e veturës dhe 2 prindërit e saj, të cilit ishin dërguar në QKUK për tretman mjekësore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëra prej pasagjerëve, më konkretisht nëna e voziteses ka ndërruar jetë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Nacionale M9 Prishtinë – Pejë, 24.04.2022 – 13:50.Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe 2 pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve. /InLajmi/




















