Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken së bashku me sekretarin amerikan të mbrotjes Lloyd Austin kanë realizuar një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, transmeton InLajmi.
Blinken dhe Austin dhanë premtime për ndihmë të re ushtarake, mirëpo theksuan se kjo nuk do të thotë se SHBA po përfshihet drejtpërdrejt.
“Presidenti ka qenë shumë i qartë se nuk do të ketë trupa amerikane që luftojnë në Ukrainë”, tha një zyrtar i mbrojtjes për mediat amerikane.
“Kjo vizitë nuk paraqet përfshirje aktuale nga forcat amerikane,” thanë ata.
Më herët gjatë luftës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ishte lutur NATO-s të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi në të gjithë vendin e tij, por ajo kërkesë iu refuzua. /InLajmi/




















