Presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar Emmanuel Macronin për rizgjedhjen e tij si president në Francë, transmeton InLajmi.
Sipas një deklarate nga Kremlini, Putini i uroi presidentit francez Macron sukses në veprimtaritë shtetërore, si dhe shëndet të mirë dhe mirëqenie.
Macron mundi kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një diferencë të habitshme votash, duke u bërë presidenti i parë francez në detyrë në 20 vjet që u rizgjodh përsëri.
Ndryshe edhe krerë të shumtë botërorë i janë gëzuar fitores së Macronit dhe e kanë përgëzuar për fitoren. /InLajmi/