Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka folur rreth Princit Harry duke thënë se gruaja e tij, Megan Markle “po e tërheq nga hunda”, transmeton InLajmi.
“Mua nuk më pëlqen Markle, nuk më ka pëlqyer që nga fillimi, ajo po e tërheq Harry-në nga hunda e tij, i gjori princ mendoj se ai është në siklet të madh” tha ai.
Gjithashtu Trump tha se mendon se kjo lidhje do të përfundojë dhe princi do të kthehet në Londër duke iu lutur familjes së tij pë mbështetje.
“ E dini, këtu është problemi im me ta, unë mendoj se ata kanë lënë vendin, kanë lënë detyrën mbretërore dhe po jetojnë në luks në Californi, kështu që unë dua të di se çfarë do të ndodhë kur të përfundojë, unë mendoj se do të përfundojë keq, dhe pyes veten nëse Harry do të kthehet në qytetin e bukur të Londrës dhe do i lutet familjes” shtoi ai, shkruan The Sun.
Miliarderi ka theksuar se çifti duan të përfitojnë nga titujt mbretërorë duke mos kryer detyrat që iu takojnë./InLajmi/