Skuadra gjermane e “Bayern Munich” siguroi për të 10-tën herë radhazi titullin e Bundesligës, duke vendosur ekipin “Borussia Dortmund” në vendin e 2-të, transmeton InLajmi.
Skuadra e Julian Nagelsmann, ka dominuar edhe një herë ndaj rivalëve vendas këtë sezon dhe kjo fitore i ka grumbulluar gjithsej 12 pikë për Bayern.
Lojtari i Munich, Serge Gnabry shënoi duke i hapur rrugën Robert Lewandowski-të për të shënuar golin e 2-të dhe Jamal Musiala për ta përfunduar ndeshjen me fitore, shkruan BBC.
Bayern fitoi titullin e 32-të duke e përfaqësuar denjësisht ligën gjermane./InLajmi/