Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 25 persona, përcjell InLajmi.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personat janë arrestuar për shkak që kanë kryer vepra penale si armëmbajtje pa leje, kanosje, organizim të lojërave të fatit, përleshje fizike, mashtrim etj.
Disa prej të arrestuarve, pas intervistimit janë liruar me procedure të rregullt, ndërsa 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.
Ndryshe, personat që janë dërguar në vuajtje të dënimit janë gjithsej 3. /InLajmi/