Ukraina shënon sot Pashkët Ortodokse, transmeton InLajmi.
Një ndihmës i presidentit Zelensky i ka bërë thirrje Rusisë që të shfrytëzojë rastin për një armëpushim “të vërtetë”.
Mykhailo Podoliak u kërkoi gjithashtu armiqve të tij që të bien dakord për një raund të posaçëm bisedimesh, me sa duket për të organizuar shkëmbime të burgosurish.
Ai përsëriti gjithashtu pretendimet ukrainase se uzina e Azovstal në Mariupol është sulmuar përsëri nga ushtarët rusë, shkruan BBC.
Azovstal përfaqëson bastionin e fundit të qytetit të mbrojtjes ukrainase. /InLajmi/