Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka njoftuar se në Skenderaj janë mbledhur qytetarë të shumtë për të festuar ditëlindjen e ish-kreut të UÇK-së Hashim Thaçit, përcjell InLajmi.
Lushtaku theksoi se kjo është një shenjë simbolike, për të shprehur mbështetjen ndaj ish-presidentit.
Ai njoftoi se bashkë me anëtarë të tjerë të PDK-së dhe qytetarë të shumtë kanë prerë një tortë me foton e Thaçit, si një inciativë që përçon një mesazh të veçantë, që qytetarët nuk e harrojnë kurrë kontributin e tij për liri dhe shtetndertim.
Postimi i plotë i tij:
Në shenjë simbolike si formë e mbështetjes ndaj Presidentit Hashim Thaçi, sot në ditëlindjen e tij të 54-të, bashkë me Rininë Demokratike në Skenderaj dhe me qytetarë të shumtë, premë një tortë me fotografinë e Presidentit, e cila përqon mesazhin që qytetarët nuk e harrojnë asnjëherë kontributin e tij të jashtëzakonshëm për liri, pavarësi dhe shtetndërtim.
Urime të përzemërta mik! /InLajmi/