Yllit të YouTubes, Trevor Jacob i është hequr licenca e pilotit nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), pasi zbuloi se ai u hodh nga një aeroplan dhe qëllimisht e lejoi atë të përplasej në mënyrë që të mund të regjistronte incidentin, që të bëhej virale në rrjete sociale dhe Youtube, transmeton InLajmi.
Trevor Jacob, një influencer në rrjetet sociale, shkaktoi polemika pasi ngarkoi një video të titulluar “Unë rrëzova aeroplanin tim” dhjetorin e kaluar.
Jacob doli me parashutë nga avioni i vogël dhe e filmoi atë duke u përplasur në ultësirat e Pyllit Kombëtar Los Padres në Kaliforni.
Në një letër të datës 11 prill, FAA tha se ai kishte shkelur rregullat e agjencisë së aviacionit dhe kishte përdorur avionin e tij me një motor në një “mënyrë të pakujdesshme ose të pamatur në mënyrë që të rrezikonte jetën ose pronën e një tjetri”, shkruan Yahoo news.
Videoja është gati 13 minuta e gjatë në YouTube, e cila është postuar në prag të Krishtlindjeve, ka mbi 1.8 milionë shikime deri më tani. /InLajmi/