Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dalë me biçikletë me gjithë ekipin e tij në ditën e 2-të të testit të disa rrugëve kryesore në kryeqytet për shndërrimin e unazës qendrore, përcjell InLajmi.
Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Prishtinës, që të përdorin biçikletat për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve.
Ai theksoi se janë duke punuar në lirimin e trafikut në kryeqytet.
Postimi i plotë i tij:
Merre e dil!’

E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës.
Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve.
Prishtina po frymon! /InLajmi/