Presidentja e vendit Vjosa Osmani, në Ditën e Pashkëve ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë se kjo festë kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira.
Osmani ka thënë se në këtë ditë solidarizohet me popullin ukrainas.
Postimi i plotë i saj:
Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë! Kjo festë është shëmbëllim i solidaritetit, dashurisë dhe shpresës për ditë më të mira, ndaj uroj që në çdo familje të mbretërojë paqja dhe lumturia.
Pashkët janë manifestim i forcës sonë të përbashkët, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresën për të ardhmen.
Fatkeqësisht, shumë besimtarë e kremtojnë këtë festë në një kohë kur paqja dhe liria në kontinentin tonë kërcënohen nga tirani dhe despotë. Andaj, solidarizohemi me shumë ukrainas që festojnë sot nën atmosferën e luftës. /InLajmi/