Në lagjen “Queens” , më konkretisht në rrugën e quajtur “Roosevelt Avenue” fliten më shumë se 300 gjuhë, transmeton InLajmi.
Kjo pasi lagjia ka një përzierje etnike të banorëve që jetojnë aty, e që vijnë nga vendet e ndryshme të botës.
Spanjishtja, Bengalishtja, Punjabi, Mixtec, Seke dhe Kuranko janë ndër qindra gjuhë që fliten këtu.
Kalimi nga një bllok në tjetrin nëpër lagje duke përfshirë Elmhurst, Corona dhe Jackson Heights mund të ndihet si të kalosh kontinente.
Sheshet dhe parqet janë të mbushura me shitës që shesin tamale, atole dhe misër me kokrra të mëdha, shkruan The National Geographic.
Roosevelt Avenue është një “arterie” e tregtisë dhe jetës. Rruga në vetvete është kaotike, e errët dhe e zhurmshme. /InLajmi/






















