Ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen, mirëpo nuk kanë munguar urimet nga politikanë të ndryshëm të vendit tonë, përcjell InLajmi.
Kësaj radhe është deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili e ka uruar Thaçin për ditëlindjen.
Gjithashtu ai ka thënë se shpreson që të shihen sa më shpejt me Thaçin dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së në Kosovë, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Postimi i plotë i tij:
Urime ditëlindjen miku im, president Hashim Thaçi!
U pafshim së shpejti në Kosovë, me ty dhe shokët e tjerë! /InLajmi/