Presidenti i Ukrainës Zelensky thotë se ai pret që Sekretari i Shtetit të SHBA-së Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin të vizitojnë Kievin sot, transmeton InLajmi.
Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi planet, por zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA Ned Price ka folur në lidhje me luftën në Ukrainë.
Ai i tha se ishte i bindur se Zelensky do të mbizotëronte në luftë.
Kjo do të jetë një fitore për Ukrainën, do të jetë një humbje strategjike për Rusinë,” tha ai, shkruan BBC.
I pyetur nëse SHBA dhe aleatët e saj po siguronin mjaftueshëm armatim të rëndë, Price tha: “Ajo që kemi bërë është të dërgojmë pikërisht atë që partnerët tanë ukrainas kanë nevojë për të shmangur këtë agresion rus.” /InLajmi/