Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në fshatin Torinë të Lipjanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Gazetën Express lidhur me aksidentin, duke konfirmuar që në aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, ku të lënduar kanë mbetur 2 persona.
“2 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë ai.
Borovci ka thënë se me të marr thirrjen, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.