Një tërmet i fuqishëm e ka goditur mbrëmjen e se premtes Bosnjë Hercegovinën duke pasuar kështu edhe në disa shtete të Ballkanit, përcjell InLajmi.
Ky tërmet preku edhe disa qytete të Kosovës, si Prishtinën, Deçanin, Pejën, Suharekën, Prizrenin e që kjo i shqetësoj shumë qytetarë.
Por diçka tjetër u bë virale pas këtij tërmeti të fuqishëm që arriti të dridhte edhe Kosovën, ishte momenti kur kryeimami i Pejës, Enes Goga, po zhvillonte një intervistë live dhe në ato momente filluan dridhjet e tokës.
Goga nuk lëvizi fare nga vendi vetëm filloi të bënte adhurim ndaj Zotit, por që pas disa minutash ai kërkoj ta ndalë transmetimin pasi familjarët po ndiheshin të shqetësuar.
Lëkundjet që pësoi Kosova në këtë video vërehen shume kjartë, pasi karriga ku po qëndronte i ulur kryeimami nuk po ndalonte duke lëvizjet.
Kujtojmë se nga tërmeti në Bosnjë Hercegovinë është shënuar viktima e parë e cila ishte femër. /InLajmi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=38&v=n44guAxcYw4&feature=emb_logo