Këshilltari i presidentit të Ukrainës Oleksiy Arestovych, ka treguar se Moska ka rifilluar sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, transmeton InLajmi.
“Moska ka filluar sulmet ajrore dhe përpjekjet për të sulmuar kompleksin e madh industrial, i cili përfaqëson pengesën e fundit të rezistencës ukrainase në qytet” tha ai, shkruan BBC.
Megjithatë sulmet duket se sinjalizojnë një ndryshim taktikash ruse sepse të enjten presidenti Putin anuloi sulmin ushtarak kundrejt fabrikës Azovstal dhe në vend të kësaj urdhëroi që trupat e tij ti mbyllnin hyrjet e qytetit./InLajmi/