Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci në konferencën e së shtunës për media, ka bërë të ditur se me investime synojnë, rritjen e produktivitetit në bujqësi, përmirësimin e sigurisë agro-ushqimore, diversifikimin e aktiviteteve në ferma dhe biznese rurale, si dhe përmirësimin e bilancit tregtar të produkteve bujqësore, raporton InLajmi.
“Pas aprovimit të Programit për Pagesa Direkte, prezantimin e të cilit e kemi bërë bashkë me kryeministrin, ku i kemi vënë në dispozicion 50 milionë euro, sot kemi një lajm tjetër të mirë për fermerët tanë, pra prezantimin e Programit të Granteve në vlerë prej 26 milionë euro ” ka treguar ai.
Sipas ministrit Peci legjislacioni në fuqi, javën tjetër do të fillojë hartimi i Udhëzimit Administrativ për zbatimin e këtij programi, si dhe do të miratohet pas realizimit të procesit konsultativ institucional dhe publik dhe pas përfundimit të të gjitha këto procedurave do të shpallen thirrjet për aplikim./InLajmi/