Në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Vende-vende priten edhe riga kryesisht të dobëta shiu. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh, afatshkurtër, të izoluar shiu. Temperaturat pritet të lëvizin nga 7 deri në 21 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon pritet mot i ngjashëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe riga lokale shiu kryesisht të intensitetit të dobët. Do të ketë erëra nga perëndim dhe jugperëndimi kryesisht të lehta, ndërsa bregdet pak më të fuqishme. Erëra deridiku të fuqishme priten edhe në Kosovë, shkruan Meteo Ballkan.
Ditëve të ardhshme edhe më ngrohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Në shumicën e territorin nuk priten reshje, por në disa rajone kryesisht kodrinore-malore mund të ketë zhvillime të rralla të vranësirave konvektive që mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.