Koronavirusi po vazhdon të mbetet prezent akoma edhe pse është bërë shumë kohë prej kur është paraqitur, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur së numri total i rasteve aktive më koronavirus në Kosovë është 438.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve po rritet çdo ditë e që tani për tani është 224,359, kurse betejën më këtë virus që nga paraqitja e tij e kanë humbur 3,138 persona.
Në vetëm 24 orë janë dhënë 163 doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa që nga kur ka filluar vaksinimi janë dhënë 1.825.155 doza të vaksinës. /InLajmi/