Kryetari i Prishtinës Përparim Rama në ditën e së premtes bashkë me Ministrin Liburn Aliu, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes Kryeqytetit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për realizimin e projektit “Unaza e Mesme e Prishtinës”, përcjell InLajmi.
Rama tregoi se qëllimi i kësaj marrëveshje është financimi i projekteve infrastrukturore, për qëllim parësorë rregullimin e mobilitetit në rrugët e Kryeqytetit dhe lehtësimin e qarkullimit në trafik.
Postimi i plotë i tij, pa ndërhyrje:
Sot, bashkë me Ministrin z. Liburn Aliu, nënshkruam Marrëveshjen e Mirëkuptimit mes Kryeqytetit dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është financimi i projekteve infrastrukturore si dhe përcaktimi i obligimeve të MMPHI-së dhe Kryeqytetit për realizimin e projektit “Unaza e Mesme e Prishtinës”, i cili është shumë i rëndësishëm për rregullimin e mobilitetit dhe lirimit të trafikut në Kryeqytet./InLajmi/