Presidenti i Letonisë, Egils Levits ka mbajtur një konferencë medie së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, raporton InLajmi.
Levits e përmendi situatën e tanishme të luftës në Ukrainë, i cili tha se arkitektura e sigurisë në Evropë duhet të ripërtrihet dhe të bazohet në realitet, pasi tani duhet të ballafaqohemi me një Rusi agresive.
Në qoftë se shohim situatën e tanishme në Evropë mund të themi se kemi një ndryshim në muajt e fundit pas agresionit rus në Ukrainë. Arkitektura e sigurisë së Evropës duket të ripërtërihet dhe të bazohet në realitet. Realiteti është se duhet të ballafaqohemi me një Rusi agresive. Tani është koha e duhur për ta bërë këtë hap të mirë varet nga NATO-ja”, ka thënë ai në një konferencë për medie së bashku me presidenten Osmani.
Presidenti letonez tha se është e rëndësishme që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, e sidomos në Këshillin e Evropës.
Levits premtoi përkrahjen nga ana e Letonisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin evropian si dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Gjithashtu Levis tha se shpreson që të bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të përparojnë dhe problemet që ekzistojnë të tejkalohen.
“Mendoj që është e rëndësishme që të anëtarësohet Kosova në organizatat ndërkombëtare e forume, do të përmendja këtu Këshillin e Evropës. Ne do të mirëpritnim aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sa i përket BE-së Letonia është duke e mbështetur Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave. Tani nuk ka pengesa të arsyeshme që të mos jepet liberalizimi i vizave. Ne kemi vërejtur që viti i kaluar ishte shumë i suksesshëm në këtë drejtim (luftimi i korrupsionit) Po e vërej që ekzistojnë disa probleme sa i përket dialogut me Serbinë, shpresoj që këto bisedime do të përparojnë”, përfundoi ai. /InLajmi/