Organizata e Shteteve Amerikane (OAS), forumi më i vjetër në botë për diplomacinë rajonale, ka pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë si një shtet vëzhgues i përhershëm në institucion derisa ajo të përfundojë luftën që ka nisur, transmeton InLajmi.
Në këtë organizatë janë gjithsej 35 shtete të kontinentit amerikanë, që punojnë për çështjet e demokracisë, të drejtave të njeriut, sigurisë dhe zhvillimit.
E themeluar në vitin 1948, ajo u dha gjithashtu statusin e vëzhguesit të përhershëm 72 vendeve.
Largimi i Rusisë nga grupi vjen pasi forcat e saj pushtuese po rrisin operacionet e tyre në Ukrainën lindore dhe mes akuzave për krime lufte në pjesë të tjera të vendit, shkruan BBC.
Ne nuk qëndrojmë mënjanë përballë shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar nga qeveria ruse dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë të enjten. /InLajmi/