Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, raporton InLajmi.
Ky kallëzim penal ndaj ZRRE-së është për shkak të moszbatimit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, më konkretisht për pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës,
Ndryshe, kjo parti më herët po ashtu ka kërkuar që të iniciohet komision hetimor parlamentar për t’u hetuar vendimet e qeverisë, për të cilën PDK-ja ngreh dyshime për keqpërdorimin e dhjetëra miliona eurove në muajt e krizës energjetike. /InLajmi/