Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar Presidentin e Letonisë Eglis Levits, ku kanë folur për mbështjen e shteteve ndaj njëra-tjetrës në kohën kur Ballkani është i rrezikuar, raporton InLajmi.
Presidentja Osmani tregoi se ka shprehur dëshirën për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes që tani më me luftën mes Ukrainës dhe Rusisë është shumë e rëndësishme, poashtu ajo tha se për ambiciet e një lideri si Putini po rrezikohet i tërë Ballkani.
“Është ndjenjë e veçantë ta pres Presidentin e Letonisë në Kosovë , është vizita e parë e një presidenti nga Letonia në shtetin tonë, shpreha dëshirën për të pasur bashkpunimin në pjesën e mbrojtjes dhe gjithashtu të zhvillimit ekonomik” tha ajo.
Gjithashtu Presidentja shtoi se ky takim po ndodh në një kohë kur kërcënimet më të mëdha nga Rusia dhe ambiciet e Putinit nuk po ndalen, gjithashtu ajo shprehu mbështetjen e plotë ndaj Ukrainës./InLajmi/