Nga Oda Ekonomike Amerikane kanë shprehur qëndrimin e tyre në lidhje me tërheqjen e kursimeve pensionale nga Trusti, përcjell InLajmi.
Oda Ekonomike Amerikane ka theksuar se është kundër këtij propozimi për tërheqjen e parave nga Trusti, pasi sipas tyre masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston.
Sipas tyre, kjo masë do të kishte përfitime afatshkurtra sociale-ekonomike.
Tutje nga Oda Ekonomike e Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës,
Njoftimi i plotë nga Odës Ekonomike Amerikane:
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale.
Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike.
Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave. /InLajmi