Zëdhënësi i Ministrisë të Çështjeve Ekonomike, Pieter ten Bruggencate tregoi se qeveria holandeze do të subvencionoj kompanitë e energjisë për të plotësuar kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike dhe për ti dhënë fund importit të energjisë nga Rusia, transmeton InLajmi.
Sipas qeverisë holandeze subvencionet ishin shumë të nevojshme si një nxitje ndaj kompanive për të mos importuar energji nga shteti i Rusisë, shkruan CNN.
Firma shtetërore e energjisë “Energie Beheer Nederland” për momentin nuk mund ta plotësojë e vetme furnizimin me energjinë në tërë vendin, për këtë arsye qeveria i ndihmoi firmat private me subvencione deri në 672.000.000 dollarë./InLajmi/