Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj njoftimit se Qeveria e Kosovës nuk e përkrah tërheqjen e mjeteve nga Trusti, përcjell InLajmi.
Haxhiu tha se kjo është neglizhencë dhe papërgjegjshmëri nga ana e qeverisë Kurti, të cilët nuk po marrin parasysh krizën në vend.
Deputeti tha se ky projektligj për Trustin do të do të ketë impakt pozitiv ne buxhetin e Kosovës dhe në jetën e qytetarëve.
Ai theksoi se nga nesër do të miratohet ky projektligj sepse tani është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:

Neglizhencë dhe papërgjegjësi e Qeverisë ne raport me kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve nga Trusti!
Në ditën e fundit, natën vonë Qeveria i thotë JO kërkesës së qytetarëve për Trustin.
Qeveria e Kosovës për përgjigje negative nuk ka pas nevojë ta vonoj projektligjin per Trustin 30 ditë.
Kjo është neglizhencën dhe papërgjegjësi e Qeverisë në raport me krizën ekonomike që ka kapluar qytetarët. Për më tepër është zvarritje e qëllimshme për kalkulime të dobëta politike.
Kur dihet se projekligji për Trustin do të ketë impakt pozitiv ne Buxhetin e Kosovës dhe në jetën e qytetarëve, pse Qeveria nuk e ka mbështet është e pakuptimt?!
Unë nga data 09.03.2022 kur kam protokolluar Projektligjin për Trustin, çdo ditë kam biseduar me shumicën e deputetëve të Kuvendit, ku besoj shumë në votim PRO Projektligjit për Trustin në Kuvend.
Nga nesër Projektligji për Trustin është në dorën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët do të votojnë me integritet Pro kërkesë e qytetarëve për të ju mundësuar tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
Kërkesa është e qytetarëve, deputetët janë të popullit! /InLajmi/